Çdo shërbim fetar të mbahet jashtë, pjesëmarrja dhe kohëzgjatja të jenë të kufizuara, të ketë distancë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe të përdoren maska.
Këto janë protokollet që Organizata Botërore e Shëndetësisë, i rekomandon për muajin e Ramzanit dhe për festën e Pashkëve. Megjithatë për vendet që kanë transmetim të gjerë të koronavirusit, thonë që të marrin seriozit çështjen e organizimeve.
OBSH
“Komunitetet në të gjithë rajonin evropian po vlerësojnë nëse do të organizojnë festime fetare apo shoqërore gjatë kësaj kohe. Në vendet që përjetojnë transmetim të gjerë të virusit, takimet virtuale, shtyrja ose zvogëlimi i mbledhjeve të tilla duhet të konsiderohen seriozisht”.
Nga kjo organizatë shtojnë se në rast se mbahen organizime shoqërore gjatë kësaj periudhe, duhet të respektohen protokolle të posaçme.
OBSH
“Pavarësisht nga vendndodhja, nëse është e mundur, çdo shërbim fetar duhet të mbahet jashtë, derisa duhet të jetë e kufizuar në pjesëmarrje dhe kohëzgjatje, me distancë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe përdorimin e maskës. Preferohet që njerëzit të festojnë me personat me të cilët jetojnë dhe të mos takohen me perona të tjerë. Nëse organizoni një tubim ose ngjarje të vogël, ndiqni rekomandimet lokale për numrin maksimal të pjesëmarrësve dhe merrni masa paraprake për të parandaluar përhapjen e COVID-19 midis të ftuarve”.
Sa i përket udhëtimeve gjatë kësaj periudhe, OBSH inkurajon të gjithë që të ndjekin në mënyrë rigoroze udhëzimet nga autoritetet kombëtare kur udhëtojnë si dhe të shmangin çdo udhëtim të panevojshëm.
Përndryshe, muaji i Ramazanit për besimtarët muslimanë, nisë më 13 prill. Ndërsa besimtarët katolikë Pashkët i fesojnë më datë 4 prill.