Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se virusi i lisë së majmunëve (Monkeypox), i cili filloi të rritet në Evropë, “mund të përhapet edhe më me shpejtësi”. Autoritetet nga OBSH kanë bërë të ditur se virusi i lisë së majmunëve është përhapur pas “paradës së krenarisë” në Spanjë dhe “festivalit të fetishit” në Belgjikë, njofton Kosova Post.
Një deklaratë ka dalë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në lidhje me virusin e lisë së majmunëve, i cili ka filluar të shfaqet në shumë vende të Evropës kanë shqetësuar autoritet në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Jam i shqetësuar se shkalla e transmetimit mund të rritet në Evropë,” tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge .
Duke theksuar se ngjarjet e zhvilluara në verë mund të rrisin transmetimin, Kluge tha se shkalla e përhapjes së kësaj sëmundjeje të rrallë është “jo tipike” .
Virusi i lisë së majmunit, i cili është parë në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, është zbuluar në shumë vende evropiane dhe në SHBA në fillim të majit. Pas rasteve të para në MB, raste u panë edhe në Francë, Spanjë, Portugali, Itali, Suedi dhe SHBA. Sipas deklaratës së OBSH-së, meshkujt biseksualë dhe homoseksualë mbizotërojnë në mesin e të infektuarve me virusin deri më tani./KosovaPost/.