Dje, u publikua lajmi se Rusia pretendon që të jetë vendi pritës i “Euro 2028” ose i “Euro 2032”. Sipas disa mediave, Rusia planifikon të nisë ofertat për të pritur Kampionatin Evropian të UEFA-s në 2028 dhe 2032.
Lidhur me këtë lajm, ka folur dhe kryeministri britanik Boris Johnson, i cili e ka quajtur ofertën e Rusisë për të pritur Euro 2028 “përtej satirës” dhe tha se “nuk mund të besojë se dikush do ta konsideronte seriozisht sugjerimin e tyre”.
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda pritej të ishin oferta e vetme për turneun e futbollit, por Turqia dhe Rusia kanë paraqitur gjithashtu emrat e tyre. Kjo ndodh pavarësisht se klubet dhe kombëtaret ruse janë pezulluar aktualisht nga FIFA dhe UEFA për pushtimin e vendit në Ukrainë.
Duke folur për ofertën e Rusisë, Johnson tha:“Ideja që Rusia të zhvillojë çdo lloj turneu futbolli apo ndonjë lloj ngjarjeje kulturore tani është përtej satirës. Nuk mund të besoj se dikush do ta konsideronte seriozisht sugjerimin e tyre dhe mendoj se gjëja më e mirë e mundshme do të ishte që të gjitha forcat e armatosura ruse të tërhiqen menjëherë nga Ukraina dhe t’ua dorëzojnë turneun atyre sigurisht”.