Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres paralajmëroi se situata në Afganistan është duke dal “jashtë kontrollit” dhe u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë sulmet dhe të kthehen në negociata, transmeton KosovaPost.
Guterres, në një deklaratë për gazetarët në selinë e OKB -së, paralajmëroi se Afganistani përsëri “po bie në kaos”.
Guterres tha se më shumë se një mijë njerëz humbën jetën për shkak të përleshjeve, veçanërisht në Helmand, Kandahar dhe Herat, vetëm muajin e fundit, duke shtuar se përplasjet midis forcave afgane dhe talebanëve, të cilat u përhapën në qytete, shkaktuan dëme të mëdha për civilët.
“Afganistani po del jashtë kontrollit. Unë i bëj thirrje talebanëve që të ndalojnë sulmet e tyre menjëherë dhe të kthehen në negociatat e mirëbesimit për interesat e popullit afgan”, tha Guterres.
Duke deklaruar se sulmet ndaj civilëve janë një shkelje e ligjit humanitar ndërkombëtar dhe përbëjnë një krim lufte, Guterres tha se shënjestrimi i grave dhe gazetarëve në veçanti, dhe kufizimet serioze mbi të drejtat e njeriut në zonat nën kontrollin e talebanëve janë “jashtëzakonisht shqetësuese”./KosovaPost/.