Deri më tani në kampionatin anglez janë zbuluar mbi 100 raste, përfshi këtu futbollistë dhe anëtarë të stafit, e në ligën spanjolle dhjetëra lojtarë dolën pozitivë, përcjell KosovaPost.
Pandemia COVID-19 është rikthyer në futbollin evropian, duke shënuar një ngritje marramendëse, sidomos në Angli.
Qindra raste, përfshirë këtu futbollistë dhe anëtarë të stafit, kanë rezultuar pozitivë në ligat më të forta të kontinentit.
Në Premierligë është shënuar një numër rekord rastesh.
Në fakt, mediat britanike njoftojnë se 103 anëtarë, futbollistë e pjesëtarë të stafit dolën pozitivë në javën e fundit.
Kjo është shifra më e lartë javore e regjistruar që prej se nisi testimi në muajin maj të vitit të kaluar.
Në përgjithësi, 15.186 lojtarë dhe anëtarë të stafit u testuan për Covid-19 në Premierligë nga 20 deri më 26 dhjetor.
Mbi 20 ndeshje të Premierligës janë anuluar në dy javët e fundit shkaku i rrezikut të përhapjes së variantit të ri, Omicron.
Javën e kaluar, 90 futbollistë dhe anëtarë të stafit në Premierligë dolën pozitivë në testet për Covid-19.
Ndërkohë, varianti i ri ka nisur ta përfshij edhe futbollin spanjoll.
7 raste janë evidentuar vetëm tek Espanyol, pesë tek lojtarët dhe dy tek stafi teknik.
Kurse, në Barcelonë pozitivë rezultuan Clement Lenglet dhe Dani Alves.
Kohë pas kohe, raste të prekura me COVID-19 po shfaqen edhe në Serie A italiane.
Vlen të theksohet se si në Kosovë ashtu edhe në shtete tjera të Evropës ka edhe grip sezonal, kjo është e dukshme në Itali, kur javët që lamë pasë disa futbollistë u detyruan të deklarohen si të lënduar për shkak të gripit sezonal. Kjo ndodhi në Itali, në skuadrën e AC Milan, me rastin e Theo Hernandez i cili kishte patur një grip sezonal dhe kishte munguar në ndeshjen ndaj Napolit, ku “Rossonerët” pësuan humbje me rezultat përfundimtar 0-1.