FC Inter ka njoftuar se Alex Cordaz, Edin Dzeko dhe Martin Satriano kanë rezultuar pozitiv për Covid-19 pasi morën testin PCR në Appiano Gentile dje, përcjell KosovaPost.
Të tre lojtarët janë aktualisht të izoluar në shtëpi dhe do të ndjekin udhëzimet shëndetësore nga qeveria,
Tashmë koronavirusi ka shpërthyer përsëri në të gjithë Evropën dhe ka rrezik edhe për masa më të ashpra në këtë drejtim.
Vlen të përmendet se në Itali përveç variantit të virusit, Omicron është duke qarkulluar edhe një grip sezonal me të cilin janë duke u përballur shumë skuadra.