Qytetarët gjerman shprehen kritik ndaj politikave të SHBA-së, ndërsa vlerësojnë se kjo çasje ka ndikim negativ në demokracinë botërore, tregojnë rezultatet e sondazhit të publikuara në gazetën gjermane “Spiegel”, transmeton Kosova Post.
Sipas sondazhit, shumë gjermanë janë kritikë ndaj politikave të Uashingtonit, pavarësisht simpatisë për Presidentin Joe Biden. Në veçanti, më shumë se një e treta e të anketuarve (36 përqind) besojnë se ndikimi i Shteteve të Bashkuara është më kërcënues për demokracinë gjermane sesa veprimet e Kinës (33 përqind) ose Rusisë (29 përqind).
Në të njëjtën kohë, pak më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në sondazh (51 përqind e gjermanëve) besojnë se ndikimi i Shteteve të Bashkuara në demokracinë botërore është mjaft negativ, dhe vetëm rreth një e treta e të anketuarve (32 përqind) e konsiderojnë atë pozitive
Ndër kërcënimet më të mëdha për demokracinë, gjermanët përmendën pabarazinë ekonomike (49 përqind), ndikimin e ndërmarrjeve të mëdha teknologjike (46 përqind) dhe kufizimet në lirinë e fjalës (40 përqind).
Sipas drejtorit të Aleancës së Demokracisë, Jonas Parelo-Plezner, shkruan sputnik, arsyeja e rënies së besimit në Shtetet e Bashkuara midis partnerëve evropianë janë veprimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump./Kosova Post/