Kushtet e vendosura nga ndërkombëtarët karshi Kosovës, nga aktivisti i shoqërisë civile, Durim Jasharaj, po shihen si një riformulim i kërkesave të Serbisë sa i përketë veriut të vendit, raporton Gazeta10.
Jasharaj ka shpjeguar se si çdo kusht i vendosur, përfshirë zgjedhjet, Asociacionin dhe depërshkallëzimin e situatës në veri, burim i kanë kërkesat e Serbisë.
‘’Tek tri kushtet e emisarëve, Lajçak dhe Escobar, se janë shumë të rëndësishme. Tri kushtet që i kam pa unë, janë një riformulim i atyre kërkesave që Lista Serbe, përkatësisht Serbia i ka bërë. Nëse e shohim pikën e parë është qetësimi i situatës në veri, Lista Serbe, Serbia thotë largimi i trupave të njësisë speciale nga veriu jo vetëm nga atje por edhe nga komunat veriore. Pika dytë thotë zgjedhje të reja, këtu s’kanë pas nevojë me kanë më kreativ. Ndërkohë, pika e tretë thotë, kthimi në dialog, që Lista Serbe e Serbia thotë themelimi i Asociacionit.’’, deklaroi ai në ‘’Politiko’’.
Ai ka kritikuar emisarët edhe për qëndrimin që po i mbajnë Serbisë, duke thënë se të njëjtës nuk ia parashtruan asnjë kërkesë sikurse Kosovës.
‘’Të njëjtit emisarë janë parë me Vuçiqin, asnjë kërkesë nuk ia kanë bërë atij. Asnjë trysni asnjë sanksion. Ne e dimë se Serbia e ka shkel Marrëveshjen e Ohrit, ka lobuar kundër anëtarësimit e Kosovës në KiE. Kurrfarë sanksioni, amo veç ja kanë përmend. Lista Serbe refuzoj të marrë pjesë në zgjedhje në veri. Kosova po thotë se këto zgjedhje që m’i keni njohur ju, kryetarët duhet me i dërgu me i kry punët në këto komuna.’’, deklaroi Jasharaj.