Në qytetin e Prishtinës, në Shqipëri, Nisma e njohur e bamirësisë “Ndihmo një Jetim” ka arritur këtë javë të shpërndajë monta për plot 440 fëmijë, njofton Kosova Post.
Të arrdhur nga kategoritë në nevojë fëmijët përfitues ishin jetimë, të varfër dhe fëmijë të tjerë të cilët në këtë javë gëzuan veshjet e tyre të reja.
Stafi nga Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” përgjatë gjithë këtyre ditëve të ftohta është angazuar në mbledhjen e kontributeve dhe shpërndarjen e tyre tek fëmijët dhe familjet në nevojë.
Shpërndarjen e ndihmave për femijët e varfër e kanë bërë të njohur Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” në faqen e tyre zyrtare në facebook.
KJK e përmbyll statusin me lutjen “Zoti i shpërbleftë donatorët që dhanë nga pasuria e tyre që sot të gëzohen 440 fëmijë”, ndërsa fton të tjerë donatorë ti bashkohen kësaj nisme humane për të gëzuar të tjerë nevojtarë.
Statusi i plotë i KJK-së:
Organizata Fetih-Bursa NDIHMON 450 FËMIJË NË KOSOVË ME MONTA DHE LËNDË DJEGËSE PËR NGROHJE
Këtë javë 450 fëmijë prej jetimëve, atyre në nevojë dhe të tjerë iu dhurua xhupa (monta), të reja si rrjedhojë e thirrjes së bërë nga ana e nismës #ndihmonjëJetim.
Po ashtu pjesë e kësaj shpërndarjeje ishin edhe 30 pallto dimërore të përzgjedhura nga stafi ynë.
Krahas kësaj organizata Fetih-Bursa, ka bërë shpërndarjen e lëndës djegëse (qymyr)për 50 familje në nevojë.
Në ditët e shkuara kemi bërë thirrje publike për të seliksionuar veshmbathjet e tepërta në dollapët tanë por falë Zotir janë mbledhur dhe shpërndarë veshmbathje të përdorura që vijnë në adresë të nismës sonë #ndihmonjëJetim.
Miq të nderuar!
Zoti i shpërbleftë donatorët nga Organizata Fetih-Bursa që dhanë nga pasuria e tyre që sot të gëzohen 450 fëmijë nga Kosova. Amin!