Në prag të festës së Kurban Bajramit, organizata “Kujdesi për Jetimet e Kosovës” ka pranuar donacionin prej 40 pakosh ushqimore e higjenike nga kompania “Petrol Company”.
Shpërndarja e këtyre pakove do të bëhet tek familjet e jetimëve në Komunat Prishtinë, Skenderaj, Hani i Elezit dhe Prizren, transmeton Kosova Post.
Në pranim dorëzimin e këtij donacioni mori pjesë kryetari i organizatës sonë Fadil Pushkolli me bashkëpunëtor si dhe përfaqësues të kompanisë “Petrol Company”, me ç’rast u diskutua edhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, u shpreh edhe njëherë mirënjohjen kompanisë “Petrol Company”, për bashkëpunimin dhe kontributin e vyer në realizimin e projekteve të tilla bamirësie.