Anëtarë të organizatës mjedisore “Greenpeace” pranë Portës Brandenburg në kryeqytetin Berlin kanë organizuar një protestë kundër politikës së transportit të qeverisë gjermane, transmeton Kosova Post.
Në njoftimin nga “Greenpeace” thuhet se Gjermania ka bllokuar ndalimin e Bashkimit Evropian (BE) për shitjen makinave me motor me djegie të brendshme. Protestuesit vendosën një automjet terreni pranë Portës Brandenburg për të protestuar këtë.
Sipas tyre, është i papranueshëm bllokimi nga qeveria gjermane i ligjit që parasheh ndalimin e shitjes së automjeteve të kësaj kategorie në mbarë BE-në deri në 2030.
Sipas anëtarit të organizatës “Greenpeace”, Benjamin Stephan, Partia e Lirë Demokratike (FDP) e dëmton mbrojtjen e klimës dhe rolin e Gjermanisë në BE.
Miratimi i një ligji të ri në mbarë BE-në që do të ndalonte shitjen e makinave me motorë me djegie të brendshme u vonua për shkak të kërkesave të Gjermanisë.
Ministri i Transportit i Gjermanisë, Volker Wissing, kishte theksuar se për momentin nuk mund të pranojnë një ndalesë të tillë të përgjithshme./aa