PYD-ja që është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, ka rrëmbyer mbi 200 fëmijë që shumica janë femra të moshës 12 deri 15 vjeçare për ti rekrutuar ato në radhët e organizatës, transmeton Kosova Post.
Burimet mediale kanë njoftuar për krimet e reja të organizatës terroriste PKK-PYD në Siri, në lindje të Sirisë të cilat kanë rrëmbyer mbi 200 civilë sirianë në kuadër të planit për rekrutimin e detyrueshëm të forcave ushtarake të tyre.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se disa grupe të armatosura të paramilitarëve të PKK-PYD, ditën e diele kanë vendosur prita në afërsi të xhamive të disa fshatrave të qytetit Hasake dhe kanë rrëmbyer mbi 200 të rinj sirianë pasi kryerjes së ceremonisë së namazit nëpër xhami në mënyrë që ata t’i detyrojnë t’i bashkohen forcave të tyre militante.
Sipas burimeve të informuara, ky veprim është bërë në kuadër të planit të ashtuquajtur “rekrutimi ushtarak i detyrueshëm” në rajonet që mban nën kontroll organizata terroriste PKK-PYD në Siri.
Në pjesën jugore të provincës Hasake të Sirisë gjithashtu paramilitarët e organizatës terroriste PKK-PYD në Siri, kanë sulmuar qytezën Al-Arisha dhe fshatin Tujmin ku ka kanë rrëmbyer me dhjetëra civilë sirianë dhe i kanë dërguar ata me duarlidhur në kampet e tyre paramilitare në periferi të qytetit./KosovaPost/.