“Nga ky roman do të dilte një serial shumë i mirë. Unë jam i hapur për negociata, por po ashtu, ende i pavendosur. Dua që të bëjmë diçka të mirë dhe mendoj se diçka e tillë do të ndodhë!” transmeton Kosova Post.
“Po e shkruaja ngadalë romanin tim. Mendoja se karantina dhe vdekjet do të kishin fuqinë të ndikonin te lexuesi. Pastaj, kur erdhi epidemia, gjithçka që rrëfehej në roman, u bë e vërtetë” – u shpreh ai.
“Epidemia më mësoi ta pasqyroj këtë frikë”, vuri në dukje Pamuk.
“Në fillim të epidemisë, të gjithë kishim frikë, por hetova se si heronjtë në librin tim nuk e ndienin atë. Kjo epidemi më mësoi ta pasqyroja pikërisht atë: frikën! Unë e jetësova idenë që e kam menduar për këtë roman, për më shumë se 40 vjet, ndonëse e shkrova për 5.
Kur filloi epidemia e koronavirusit, ne të gjithë u tronditëm. Mund të them se kjo përvojë ua mësoi edhe heronjve të mi ta tejkalonin frikën, mjaft e pranishme si koncept në librat e mi”.
Pamuk zbuloi pak nga procesi i shkrimit të librave të tij:
“Ndërsa filloj të shkruaj dhe ta bëj tregimin bindës, unë gjithmonë dua të shtoj më shumë. Ndonjëherë dua ta shkruaj një artikull mbi atë se si duhet të shkruhet një roman. Ka disa që mendojnë se ju e kapni atë si të ishte një gjë, dhe e vendosni në letër, pastaj ndodhë. Por nuk është si të gërmoni një pus me një gjilpërë. Ndonjëherë nuk mund ta shkruani qoftë edhe një fjalë të vetme, as brenda një dite. Nëse përshkruhet një ëndërr, mund të bëhen shtesa të reja. Shkruaj këtë, jo shkruaj këtë… do të thotë, nuk është vetëm një punë e të shkruarit me durim dhe me imagjinatë. Ka të bëjë me kontrollimin e humorit dhe trajtimin e tij. Në këtë mënyrë, ju mësoni ta përdorni veten më ekonomikisht.”
Kjo do të thotë, si pas tij që më mirë është të mos i hysh fare kësaj teme.
“Për shkak se nuk më pëlqen, emri im është i çuditshëm!”
Pamuk, në lidhje me përshtatjen e librit të tij në ekran, shprehu mendimin duke thënë se:
“Unë do të dëshiroja ta përshtatja librin tim në seri ose në ekran të madh, por nuk është e lehtë”.
Natyra e dorëshkrimit të romanit, sipas Pamukut, është mjaft e ndërliqshme.
“Heroi i romanit tim të ri do të jetë dikush që më ngjan mua dhe një piktor. Kam në plan të kem një libër që do të shqyrtojë marrëdhëniet midis pikturës dhe mendimit.
Unë gjithashtu reflektova mbi marrëdhëniet ndërmjet historisë dhe pikturës në Netët e Murtajës, andaj do ta vazhdojë këtë, në librin tim të ardhshëm” – tha ai në njëfarë forme./KosovaPost/.