Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të pritet sot në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.
Sipas njoftimit, takimi i Osmanit me Escobar do të mbahet nga ora 09:00, teksa ai me kryeministrin Kurti nga ora 11:00, përcjell teve1.info
Escobar është duke qëndruar në një vizitë dyditore në Kosovë, ku dje është takuar me liderët e partive opozitare.
Vizita e tij po ndodhë në prag të takimit të 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.