Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderua Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Twitter, Osmani i ka shprehur mirënjohje SHBA-së, për përkrahjen që ajo i ka dhënë popullit të Kosovës.
“Një falënderim personal për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.
Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”, ka shkruar.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dje, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.