Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bashkuar me turqit në Prizrën në ndër të ditës së tyre, përcjell KosovaPost.
Osmani nga Prizreni i ka uruar komunitetin turk për këtë ditë.
“Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë! Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, ka shkruar Osmani.