Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brionës në Slloveni. Ajo ka treguar edhe për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Vuçiq insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shteteve anëtarëve që janë pjesë e OKB’së”, ka thënë Osmani për RTK-në.
Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.
“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiqin”, theksoi Osmani.