Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në shënimin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar 59 anëtarët e familjes Jashari, jetët e të cilëve siç tha ajo u morën brutalisht nga regjimi i Millosheviqit.
Osmani u shpreh se guximi dhe sakrifica e tyre përfundimtare përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron sot liria dhe pavarësia jonë.
“Sot kujtojmë 59 anëtarët e familjes Jashari, përfshirë shumë fëmijë të pafajshëm, jetët e të cilëve u morën brutalisht nga regjimi i Millosheviqit. Guximi dhe sakrifica e tyre përfundimtare përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron sot liria dhe pavarësia jonë. Ne kurrë nuk do të harrojmë”, ka shkruar ajo në platformën X.