Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsin, shprehet e shqetësuar nëse në këtë kohë pandemie me përmasa botërore po kërcënon pabarazia, shkruan Kosova Post.
Ajo ka shkruar në Facebook se “jemi në një moment kritik në histori ku pabarazitë kërcënojnë të përmbysin të arriturat e luftës për të drejtat e grave”
Tutje ka shkruar Osmani se në çdo rrethanë e mënyrë duhet të angazhohemi për ta mbrojtur progresin e shënuar deri sot.
Ajo kërkon angazhim për të punuar për të mbrojtur progresin e shënuar deri tani.
Postimi i saj i plotë:
Sot filluam ditën me vajzat e reja nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptar duke treguar se si fuqia e artit mund të jetë pikënisja më e mirë për thyerjen e barrierave, luftimin e stereotipeve, përkrajen e talentit dhe fuqizimin e vajzave dhe grave.
Jemi në një moment kritik në histori, në një pandemi globale, ku pabarazitë në rritje kërcënojnë të përmbysin të arriturat e luftës së vështirë për të drejtat e grave.
Andaj në çdo mënyrë e çdo rrethanë, duhet të angazhohemi që të punojmë fort për të mbrojtur progresin e shënuar deri më sot e të shohim mënyra të reja se si të mbështesim njëra tjetrën e t’ja zgjasim dorën njëra tjetrës drejt majave të suksesit e përmirësimit të mirëqenies e garantimit të jetës me dinjtet për të gjithë.
Faleminderit UN Women, IPKO Foundation dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen tuaj dhe angazhimin për nisma të tilla përmbajtësore e të rëndësishme për shoqërinë tonë. Kënaqësi e veçantë të jemi nikoqir i kësaj ekzposite të veçantë!
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/301441698236889