Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo në New York ka takuar nënkryetaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Rosemary DiCarlo.
Osmani tha se Kosova synon të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.
” Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo ka thënë se Kosova është gjithashtu e interesuar të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në OKB” – tha Osmani.
Në takim është diskutuar edhe për situatën në Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore, si dhe dialogu me Serbinë.