Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Komandant Drinin (Ekrem Rexhën) në 21 vjetorin e vrasjes duke thënë se veprat e tij do të jenë udhërrëfyese dhe shembëllytrë se si luftohet dhe si ndërtohet paqja e shteti.
“Komandant Drini (Ekrem Rexha), ishte luftëtari i devotshëm i UÇK-së dhe çlirimtari me integritet, i cili lirinë e kuptoi si themelin e shtetit. Ai sa bëri në luftë, bëri në paqe, duke u shndërruar në modelin e njeriut që luftën për atdhe e bëri për të mirën e përgjithshme. Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”, ka shkruar ajo.