Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek dëshmorët e Prishtinës në Velani.
Me këtë rast presidentja Osmani tha se sot është një prej ditëve kur të gjithë bëhen bashkë për të nderuar sakrificën sublime që secili nga dëshmorët e këtij rajoni e bëri që ne të gëzojmë lirinë.
“Është dita kur ne duhet t’u flasim brezave të ri për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve të cilët si pjesë e luftës sonë çlirimtare dhe UÇK-së ranë duke e mbrojtur Kosovën.Ranë duke treguar se sakrifica për liri dhe atdhe është dashuria më sublime që mund të ketë një njëri”, tha Osmani./ln
Tutje ajo shtoi se sot përkujtohen të gjithë ata, duke ia përkujtuar edhe vetvetes së udhërrëfyesi më i ndritshëm për ne është rruga që ka ndërtuar secili dëshmorë.
Duhet përkujtuar që se fundi presidentja Osmani u kritikua për shkak se kur përkujtoi rënien e heroit Agim Ramadani foli për të dhe për Betejën e Kosharës duke mos përmendur fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Për dallim nga ajo ditë sot Osmani foli rreth dëshmorëve dhe përmendi edhe UÇK-në.