Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit, janë tri vlerat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan KosovaPost.
“Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se sot, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa tash kjo çështje varet nga votimi i Komitetit të Ministrave.
Postimi i plotë:
DEMOKRACI, TË DREJTA TË NJERIUT, SUNDIM I LIGJIT
Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës.
Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.