Presidentja Vjosa Osmani, ka postuar fotografi bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Roberta Metsola, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, dhe kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, duke i përshkruar ato si gra të fuqishme lidere të Evropës.
“Me gratë e fuqishme lidere të Evropës. Bashkë me Estoninë. Bashkë me Finlandën. Bashkë me Bashkimin Evropian. Bashkë kundër agresionit rus dhe ndikimeve keqdashëse”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.