Osmani: Me miratimin e ligjit të gjuhëve mbyllet edhe kapitulli tematik i BDI-së

Osmani: Me miratimin e ligjit të gjuhëve mbyllet edhe kapitulli tematik i BDI-së

Zv/kryeministri për Çështje Evropaine, Bujar Osmani në emisionin opinion të Blendi Fevziut duke folur për ligjin e gjuhës shqipe u shpreh se pas miratimit të këtij ligji do të mbyllet edhe një kapitull i Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Me miratimin e ligjit të gjuhëve, mbyllet edhe kapitulli tematik i funksionimit të BDI-së si parti tematike për Marrëveshjen e Ohrit dhe të premten nis mbledhja e kryesisë me çka hapet një kapitull i ri në funksionimin e saj nëpërmjet riorganizimit, rikosntruimit, ristrukturimit duke instaluar parimin e vetingut si princip bazë” u shpreh Osmani në Opinion.

Ndryshe sot mund të votohet ligji i gjuhëve dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti  do të jetë lideri i pari shqiptarë i cili arriti që gjuhën shqipe ta bëjë zyrtare në Maqedoni.

Related Posts

You may also like

Individi fetar në shtetin sekular

Shkruan: Abdullah Klinaku E drejta për të manifestuar