Sot NATO, shënon 74 vjetorin e themelimit të saj.
E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se NATO nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Kosovën, por ajo është e ngulitur në historinë e popullit të Kosovës.
“Sot, 74 vjet më parë, kombet demokratike u bashkuan për të formuar aleancën më të madhe të sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. NATO nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Kosovën. Është ngulitur në historinë tonë. Por më e rëndësishmja, është e ardhmja jonë”, ka shkruar Osmani.