Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në kuadër të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut, i cili po mbahet në Uashington, ka folur për rëndësinë strategjike të bashkëpunimit transatlantik për garantimin e sigurisë energjetike, përcjell KosovaPost.
Në ballafaqim me një prej krizave më serioze të kohës sonë, dilema kryesore mbetet se si mund të gjejmë zgjidhje të shpejta për krizën aktuale, duke mos i rrezikuar qëllimet e tranzicionit energjetik e duke garantuar çmime të përballueshme për qytetarët, ka shkruar ajo në Facebook.
Në këtë drejtim, ka shtuar presidentja Osmani, aleancat dhe partneriteti i ndërtuar mbi vlera të njëjta e qëllime të përbashkëta do të jenë vendimtare për të ardhmen energjetike të qëndrueshme, të përballueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Postimi i plotë:
Sot në kuadër të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i cili po mbahet në Washington D.C., fola për rëndësinë strategjike të bashkëpunimit transatlantik për garantimin e sigurisë energjetike.
Në ballafaqim me një prej krizave më serioze të kohës sonë, dilema kryesore mbetet se si mund të gjejmë zgjidhje të shpejta për krizën aktuale duke mos i rrezikuar qëllimet e tranzicionit energjetik e duke garantuar çmime të përballueshme për qytetarët.
Në këtë drejtim, aleancat dhe partneriteti i ndërtuar mbi vlera të njëjta e qëllime të përbashkëta do të jenë vendimtare për të ardhmen energjetike të qëndrueshme, të përballueshme dhe gjithpërfshirëse.