Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me emërimin i konsullit të Përgjithshëm në Pragë që është bërë nga ish-Presidenti Thaçi, shkruan Kosova Post.
Sipas Osmanit emërimi i këtij konsullti është në kundërshtim të çdo praktike diplomatike të vendeve demokratike.
Ajo ka paralajmëruar shfuqizimin këtyre dekreteve.
Postimi i plotë:
Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.
Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk eshte rasti i vetem. Eshte praktike e mbrapshte, te cilen duhet ta kthejme mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen.