Kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, në kuadër të fushatës elektorale, së bashku me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, janë takuar dhe bashkëbiseduar me komunitetin kulturor, shkruan Kosova Post.
Këtë e ka bërë të ditur Osmani përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka shkruar se askush më shumë nuk na ka bërë krenar se arritjet kulturore në skenën ndërkombëtare.
Osmani ka premtuar se pas 14 shkurtit artin do ta mbështesim për të afirmuar vlerat tona kudo në botë.
“Pas 14 shkurtit, artin do ta mbështesim sidomos për t’i afirmuar vlerat tona kudo në botë, nëpërmjet diplomacisë kulturore. Imazhi i Kosovës do të pëmirësohet jo veç me politikanë të përgjegjshëm, por edhe me vlera artistike”
Postimi i plotë:
Mbrëmë kishim kënaqësinë të bashkëbisedojmë me komunitetin kulturor. Vitet e fundit askush nuk na ka bërë krenar më shumë se sa një varg arritjesh kulturore në skenën ndërkombëtare. Pas 14 shkurtit, artin do ta mbështesim sidomos për t’i afirmuar vlerat tona kudo në botë, nëpërmjet diplomacisë kulturore.
Imazhi i Kosovës do të pëmirësohet jo veç me politikanë të përgjegjshëm, por edhe me vlera artistike!
#krejtdhedrejt127
https://www.facebook.com/hashtag/krejtdhedrejt127