Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe zonja e parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024, përcjell KosovaPost.
Ajo ka shkruar se fryma olimpike i kapërcen kufijtë.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.