Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se deklarata e saj në li dhje me KQZ-në ishte detyrë e një presidenti dhe kjo nuk ka të bëjë me çështjet partiake.
Ajo tha se nuk ka qenë fare kërcënim, por se ka kryer një detyrë themelore, njofton Klan Kosova.
“Atë ditë mënyra se si ka rrjedhur ngjarja dhe mbledhja e KQZ-së është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Ta dëgjojnë në detaje këtë mbledhje, përfshirë edhe pjesët ku i thoshin “lexoje si ta kemi shkruar” dhe të tjera. Të vijnë në përfundim edhe qytetarët. Kjo s’ka të bëjë me Vetëvendosjen, por me qasjen që kërkohet nga një institucion që të bëjë detyrën parësore për mbrojtjen e pavarësisë së tij”.
Osmani në Rubikon ka thënë se interpretimet rreth deklaratës së saj kanë qenë më shumë politike sesa juridike.
“S’ka pasë të bëjë reagim im me votën e Dakës, sepse ajo ka të drejtë të votojë çfarë të dojë, por për mënyrën se si e ka udhëhequr atë mbledhje. Shpresoj që më gjëra të tilla të mos ndodhin dhe që secili anëtar i KQZ-së të jetë i ndershëm dhe i paanshëm”.
Osmani ka thënë se edhe deklarata e Quntit ishte kërkesë nga KQZ-ja për paanshmëri.