Presidentja Vjosa Osmani, uroi 4 korrikun , ditën e Pavarsësisë së SHBA-së, ndërsa ka shkruar se sot me gjithë zemër populli i Kosovës i bashkohet presidentit Joe Biden dhe miqve në festimin e pavarësisë, shkruan Kosova Post.
“Sot populli i Kosovës i bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut”.
“Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Së bashku, ne do të vazhdojmë të shkojmë nga forca në forcë”,ka shkruar Osmani.