Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
Radman u takua me Osmanin pas konferencës për media që mbajti bashkë me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Ai ka thënë se Kroacia mbështet dialogun Kosovë-Serbi, heqjen e vizave për Kosovën, si dhe se do të kërkojë njohje për pavarësinë e Kosovës nga vendet që ende s’e kanë njohur atë.
Takimi po mbahet në Presidencë, ndërsa mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje.