Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin suedez Ulf Kristersson gjatë Samitit të Komunitetit Politik në Suedi.
Bashkëpunimi Kosovë-Suedi dhe zhvillimet e fundit ishin temë diskutimi, ka thënë presidentja.
“Shumë mirë që u takova me kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson gjatë samitit të liderëve në Moldavi. Diskutuam zhvillimet e vazhdueshme, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe bashkëpunimin tonë të fuqishëm me Suedinë, të cilin jemi të përkushtuar ta intensifikojmë edhe më tej”, ka shkruar Osmani.