Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York mbrëmë është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave.
“Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë.Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern”, tha shkruar Osmani.