Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë këto edhe për Hashim Thaçin, sa ishte president i vendit.
Osmani në prestigjiozen gjermane der Spiegel, pyetur nëse ka ardhur koha që Kosova të emancipohet nga SHBA-ja, në një kohë kur ”presidenti Thaçi shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve, gjendet në burg në Hagë”, u shpreh se ‘’askush nuk duhet ta quajë ish-presidentin Hashim Thaçi ”zagar të amerikanëve”, përcjell klankosova.tv.
Kjo sipas saj, pavarësisht dallimeve politike që kishin mes vete.
Artikullin e plotë të intervistës në gjuhën gjermane mund ta gjeni duke klikuarkëtu.