Osmani: T’i shkatërrojmë zinxhirët e trafikimit me qenie njerëzore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot kam marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë, me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor, përcjell KosovaPost.

Osmani në një postim në Facebook, ka njoftuar se me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka marrë pjesë në këtë konferencë në Tiranë.

“Bashkë me senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të atyre joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, diskutuam për trendin aktual në kontekstin shtetëror, rajonal e ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.

Presidentja thotë se trafikimi me qenie njerëzore nuk është vetëm një fenomen që duhet trajtuar nga prizmi ligjor e institucional.

“Trafikimi do të thotë një mundësi e humbur për zhvillim personal e avancim, një jetë larg bankave shkollore apo familjarëve e më të dashurve – do të thotë vuajtje, dhimbje, e dëshpërim. Ne duhet t’i shkatërrojmë zinxhirët e këtij krimi përpara se ato ta shkatërrojnë fatin e më shumë njerëzve”.

Trafikimi i qenieve njerëzore është tema kyçe e Forumit të Lirisë Ballkanike që bëri bashkë presidentin Ilir Meta, ambasadoren amerikane Yuri Kim, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika