Vrasja e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Qerim Kelmendi, ka prekur bashkëluftëtarët e tij, të cilët, ditën e vrasjes e quajnë ditë të zymtë.
Njëri ndër bashkëluftëtarët e Kelmendit, është kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Gucati ka thënë se vrasja, e më pas djegia e trupit të Kelmendit është vrasje e lirisë.
Gucati nuk ka dashur të flasë nëse vrasja e Kelmendit ndërlidhet me vrasjet e pasluftës.
Ka thënë se që nga paslufta janë vrarë më shumë se 160 ish-luftëtarë të UÇK-së.
“Unë nuk isha lëshuar në ato deklarata nëse vrasja e tij ndërlidhet me një krim apo tjetrën, nuk kam informacione në këtë drejtim, por ne si OVL e UÇK-së e dënojmë krimin që është bërë sot pikërisht mbi pjesëtarin e UÇK-së. Në Kosovë pas luftës janë vrarë më shumë se 160 pjesëtarë të UÇK-së. Ne publikisht nuk i përjashtojmë mundësitë dhe reagimet tona që mund të jenë edhe më të ashpra, ndoshta para qeverisë dhe institucioneve tjera. Ne kërkojmë që sa më shpejt të zbardhet rasti i Qerim Kelmendit”, ka thënë ai.
Madje, refuzimi i ftesës që u bë nga Fadil Zogaj, Gucati i ka kërkuar që t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.