Mesut Ozil pritet që të largohet nga Arsenal gjatë merkatos së janarit.
Që nga muaji mars, mesfushori turko-gjerman nuk është aktivizuar me topçinjtë, për shkak të problemeve që ka pasur me klubin.
Sipas mediave turke 32-vjecari ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar tek skuadra e Fenerbahces, ku do të firmosë për 3 vite e gjysmë.
Pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet dhe ky transferim që do të ishte një lajm i mirë jo vetëm për lojtarin që do të rikthehet në fushë, por dhe për Arsenalin që nuk do të paguajë pagën e lartë që kishte mesfushori.
Në Turqi e shohin kalimin e Ozil si një goditje të bujshme dhe tifozët e Fenerbahces e konsiderojnë si një ëndërr afrimin e lojtarit që ka luajtur për kombëtaren e Gjermanisë. Prezantimi pritet që të bëhet në ditët e ardhshme të janarit. Megjithatë, në Turqi presin që skuadra e dytë më e titulluar në vend të shesë disa lojtarë, pasi operacioni për afrimin e Ozil do të kërkojë një sforco financiare.