Në pikën kufitare të Morinës sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në funksion.
Por në këtë pikë kufitare nuk paraqitet radhë për shkak të marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve, Shqipëri-Kosovë, për të kaluar pa kontrolle për sezonin turistik.
Ka fluks lëvizjesh të mjeteve dhe qytetarëve të Kosovës që po kalojnë kufirin drejt Shqipërisë pa kontrolle./shqiptarja.com