Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj informatave të pavërteta që janë dhënë për njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës, shtet ky i cili e ka demantuar këtë lajm, shkruan KosovaPost.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, për këtë lajm të pavërtetë e bënë përgjegjëse ambasadoren e Kosovës në New York, Vlora Çitakun, derisa kërkon edhe shkarkimin e saj.
Postimi i plotë i Fitore Pacollit:
Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku, ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari.
Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit.
Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku, duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.