Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli i ka reaguar deputetit të AAK-së Besnik Tahiri, i cili i tha partisë në pushtet se e kanë marrë Kosovën me çelësa në dorë duke u bërë thirrje që t’i kthehen punës, shkruan Kosova Post.
Në një postim në profilin e saj në FB, Pacolli i thotë Tahirit se janë mësuar që t’i marrin xhipat dhe t’i shfrytëzojnë për qefet e tyre.
Pacolli tha se ‘këta’ ishin mësuar që të marrin xhipat 00 me çëlësa në dorë dhe të njëjtit t’i shfrytëzonin veç për qejf.
Madje, ajo tha se ata që sot po e kritikojnë Vetëvendosjen shtetin e kanë qeverisur duke e parë vetëm si një veturë që nuk të dhimbset.
Postimi i plotë i Fitore Pacollit:
Tha e keni marr Kosovën me çelësa në dorë 🤷♀️
Këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre.
Kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimtë derisa mbetet me shit veç për hekur. Kështu, fatkeqësisht, është qeverisur me Kosovën, shtetin tonë.
E tani ne po punojmë intensivisht ta rimëkëmbim duke intervenuar pjesë-pjesë që sa më shpejt ngritim shtetin në këmbë. Nuk e kemi lehtë por nuk dorëzohemi.