Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh lideri i AKR-së, Behgjet Pcolli, i ka uruar fillim të mbarë të punës si president i SHBA-së, Joe Biden, shkruan Kosova Post.
Pacolli ka shkruar në Facebook se “Kongresi amerikan ka miratuar zyrtarisht fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale”, ndërsa me këtë rast ai ka përgëzuar Biden dhe i ka uruar shëndet e punë dinjitoze.
Postimi i plotë:
Kongresi amerikan ka miratuar zyrtarisht fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. E përgëzoi Presidentin dhe i uroi shëndet të mirë dhe fillim të mbarë në punën e tij dinjitoze për çka bota demokratike ka nevojë.