Pacolli ka një mesazh për Mimoza Kusari-Lila, ja çfarë i thotë

Pacolli ka një mesazh për Mimoza Kusari-Lila, ja çfarë i thotë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli thotë se Mimoza Kusari Lila si shumë po e kritikon atë, ani  pse dikur ishin në një parti dhe bashkëpunëtorë të ngushtë.

‘Pse se ndalët Mimozën?’, e pyet Besim Dina në emission.

‘Hajde e kthejmë Mimozën, vec nëse vjen t’i regjistrohesh, e tani Mimoza pas teje. Dua ta krijoj këtë bllokun gjakovar në AKR’, thotë me ironi Pacolli.

‘Shumë bre pom kritikon Mimoza. S’kam qenë aq i keq, por i mirë me ta. Po se di. Le të jetë më e mirë me mua, jo kështu e rreptë.

‘Cka po të shan, mos të ka thanë katundar’, ironizon Besim Dina.

‘Thuaji Behgjeti po thotë nuk është  ashtu sic mendon.

Pacolli është pyetur edhe për largimin e Albena Reshitajt nga partia.

‘Vëllezërit ndahen, burri me grua, e s’po ndahen partitë. Ashtu ka qenë e shkruar, Në Marec themi ashtu. Jemi nda me Albenen  politikisht, por asnjëherë asnjë favor, as për parti e gjëra private a ckado tjetër.’’, sqaron Pacolli./Periskopi/