Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, vlerëson se është për keqardhje që Bashkimi Evropian po vazhdon ta mbajë të izoluar Kosovën, përcjell KosovaPost.
“Sot dhjetë vjet prej nisjes së dialogut për liberalizim të vizave. Për të ardhur keq që Evropa (ende) mban popullatën më të re dhe më proevropiane të izoluar, pavarësisht kushteve të plotësuara ose jo”, është shprehur Pacolli në Twitter.
“Evropë vepro! Durimi e ka fundit e vet”, shkruan ai.
Vlen të përmendet se një ceremoni e festës së liberalizimit për Kosovë kishte ndodhur disa herë, si në kohën e qeverisjes nga Thaçi e deri tek Haradinaj, e madje disa politikanë kishin hapur edhe shampanjë për këtë.