Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka postuar një fotografi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton KosovaPost.
Kjo fotografi sipas tij, vjen nga darka e organizuar nga vetë presidenti Erdogan për liderët e gjithë botës, të cilët po qëndrojnë në Antali në kuadër të punimeve të Forumit Diplomatik.
“Në një darkë me liderë nga e gjithë bota e organizuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, ku patëm mundësinë të diskutonim për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota”, shkruan Pacolli.
Ai shprehet se është i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët.
“Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë”, shkruan Pacolli në Facebook.