Pagat e kryeministrit dhe tërë kabinetit qeveritar varen nga kolegu i tyre Bedri Hamza

Pagat e kryeministrit dhe tërë kabinetit qeveritar varen nga kolegu i tyre Bedri Hamza

Ministri i Financave dje ka abstenuar në momentin kur kabineti qeveritar votoi që të hiqet pezullimi që Qeveria kishte vendosur për vendimin kur rasti ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.

Madje ai në mbledhjen e Qeverisë ishte shumë i qartë në raport me rritjen e pagave për zyrtarët e lartë qeveritarë.

KosovaPress ka tentuar të mërkurën që të marr një deklaratë nga ministri i Financave Bedri Hamza. Por i njëjti nuk ka preferuar të flasë në lidhje me këtë çështje.

Hamza tha se e krejt çka ka pasur të deklarojë e ka bërë të ditur një ditë më parë.

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Financave tha se kjo çështje duhet të rregullohet me Ligjin për Pagat.