Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, shprehu pikëpamjen e tij pozitive për takimin me presidentin amerikan, Joe Biden, transmeton Kosova Post.
“Shpresoj të hap një dialog të drejtpërdrejtë, të guximshëm, të sinqertë dhe të ndërsjellë me qeverinë amerikane”, tha Maduro për televizionin Telesur.
Duke theksuar se nuk ka pasur asnjë përmirësim në marrëdhëniet që nga ardhja e Biden në Shtëpinë e Bardhë, Maduro tha: “Shpresoj që të ketë një dialog me qeverinë e Joe Biden. Nëse kjo ndodh, do të ishte mirë, nëse jo, ne do të vazhdojmë luftën tonë”.
Maduro tha se SHBA-ja ishte përgjegjëse për ndërprerjen e negociatave me opozitën, të cilat filluan më 13 gusht, të organizuara nga Meksika, me ndërmjetësimin e Norvegjisë.
Duke argumentuar se Venezuela e ka nisur mbarë vitin e ri, Maduro deklaroi se po ecin drejt një procesi që kthehet në arsim, shëndetësi, strehim dhe lumturi sociale.
– Thirrje për normalizim me SHBA-në
Në deklaratën e tij më 19 qershor 2021, Maduro deklaroi se ata dëshirojnë të reduktojnë tensionin midis SHBA-së dhe vendit të tij, i cili është rritur vitet e fundit, skruan aa. Duke folur për Bloomberg, Maduro deklaroi se qeveria e tij po përpiqet të negociojë me administratën e presidentit amerikan, Biden, për të lehtësuar tensionet diplomatike dhe tregtare me respekt dhe pajtim reciprok.