Sot mu mohua e drejta e kandidimit për kryetare të Forumit Rinor të Vushtrrisë në mungesë të numrit të delegatëve dhe presioneve të vazhdueshme për t’u tërhjekur nga gara zgjedhore, nga ana e kryetarit të degës së LDK-së Xhafer Tahiri dhe varësit e tij.
Pamundësia për të marrë pjesë në garën zgjedhore, nuk është në frymë të demokracisë për çka identifikohet LDK-ja. E indinjuar me ndërhyrjen në procesin zgjedhor, i cili asesi nuk mund të quhet legjitim, vendosa të largohem nga Kuvendi Zgjedhor bashkë me një grup përkrahësish.
Kjo nuk është LDK-ja që ne kemi punuar me vite.
Lumir Abdixhiku. /Demokracia.com/