Stërvitja “Dostarym III” po mbahet në shkollën e stërvitjes kundër terrorizmit të Ushtrisë Pakistaneze, Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit, e vendosur në qytetin Pabbi, transmeton Kosova Post.
Stërvitje e përbashkët ushtarake midis forcave speciale të Pakistanit dhe Kazakistanit filloi sot në Pakistanin veriperëndimor, thuhet në një njoftim, shkruan AA.
Stërvitja “Dostarym III” po mbahet në shkollën e stërvitjes kundër terrorizmit të Ushtrisë Pakistaneze, Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit, e vendosur në qytetin Pabbi, në provincën Khyber Pakhtunkwa, thuhet në njoftimin e ushtrisë.
Më tej thuhet se stërvitja synon të “zhvillojë dhe forcojë koordinimin midis dy ushtrive” në fushën e antiterrorizmit.
Forcat speciale nga të dy vendet do të marrin pjesë në shpëtimin e pengjeve dhe procedurat e betejës nga afër.
Stërvitja, thuhet në deklaratë, do të përqendrohet në sinergjinë e integruar, ndërveprimin, vendimmarrjen e shpejtë dhe veprimin e shpejtë në një nivel taktik.
Zyrtarë ushtarakë të të dy vendeve ishin të pranishëm në nisjen e stërvitjes.
Stërvitja e parë e përbashkët u mbajt në vitin 2017 në Pakistan, ndërsa e dyta në vitin 2019 në Kazakistan, thuhet më tej në njoftim.